Kurti emëron Nenad Rashiq dhe Aleksandar Stankoviq këshilltarë politikë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka emëruar sot Nenad Rashiq Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë dhe njëkohësisht udhëheqës i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.
Gjithashtu, kryeministri në detyrë Kurti ka emëruar edhe Aleksandar Stankoviq, Këshilltar Politik i Kryeministrit në detyrë.