Kurti e kujton Rugovën, shkëput vlerësime të intelektualve botërorë për të
Sot shënohet 14-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, i cili u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Në përvjetorin e 14-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani dhe do të vizitohet familja Rugova, ndërsa LDK në ora 12:00 do të mbajë akademi përkujtimore.
Për këtë përvjetor kanë folur liderë vendor institucional, ndër ta edhe mandatari për kryeministër nga VV, Albin Kurti.
Kurti në facebook ka shkruar për jetën dhe veprën e ish presidentit Ibrahim Rugova.
Ai në publikimin e tij në facebook ka publikuar edhe disa intervista që ish presidenti Rugova kishte dhënë për shtypin gjerman.
Më shumë lexojeni statusin e tij