Kurti e Konjufca vizitojnë Mikullovcin, ky i fundit ironizon me Haxhi Shalën
Artisti Mikullovci përmes një statusi në FCB, duke iu referuar vizitës së presidentit Thaci dhe ish-kryeministrit Haradinaj te deputeti Haxhi Shala, ka thënë se është vizituar në mesditë, e jo në mesnatë, nga Kurti e Konjufca.
Mikullovci po ashtu iu ka referuar Kurtit si kryeministër, e Konjufcës së ministër.
“Sot në mesditë(e jo në mesnatë)më vizituan Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca”, ka thënë Mikullovci.