Kurti e Hajdari sonte prezantojnë vendimin në lidhje me taksën
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë,Tregtisë dhe Financave, Rozeta Hajdari sonte do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Në këtë konferencë do të prezantohet vendimi që është marrë në lidhje me shfuqizimin e taksës dhe vendosjen e reciprociteti ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.
“Sonte në mbrëmje do të ketë një konferencë për media të përbashkët me kryeministrin Kurti dhe ministren Hajdari, në të cilën do të prezantohet vendimi [për reciprocitetin]. Për kohë dhe vendin e konferencës do të njoftoheni pas pak”, thuhet në përgjigjen e zyrës se kryeministrit.
Qeveria e Kosovës më 20 mars kishte miratuar me shumicë votash heqjen e taksës. Sipas këtij vendimi taksa u heq për lëndën e parë, derisa nga 1 prilli pritet të hiqet plotësisht.