Kurti e fton zyrtarisht në takim presidentin Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një letre zyrtare e ka ftuar sot në takim presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Kurti, ka thënë se arsyeja e këtij takimi ka të bëjë me bashkërëndimin e qëndrimeve për çështjet e politikës së jashtme, para udhëtimit në Konferencën për Siguri në Munih të Gjermanisë, përcjell FaktePlus.
Kurti në letrën e tij thotë se përfaqësimi i denjë i Kosovës në këtë konferencë është në interes të Kosovës.
“Le ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë”./FaktePlus