Kurti dhuron gjysmën e pagës për luftën kundër koronavirusit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vendosur që gjysmën e pagës së tij ta dhurojë për luftën kundër koronavirusit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim që gjysmën e pagës së tij ta dhurojë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Sipas Kryeziut, janë gjithsej 684.34 euro që Kurti do t’i dhurojë nga paga e tij.
“Në kohën kur sfida është e përbashkët ashtu sikurse edhe qëllimi, solidariteti ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm nevojë, por edhe detyrim. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sot ka dhuruar 50% të pagës së tij, përkatësisht 684.83 EUR, për menaxhimin e COVID-19”, ka shkruar Kryeziu.