Kurti dhe Hajdari konferencë për shtyp në ora 17:00
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të mbajë konferencë së bashku me Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se konferenca do të mbahet në oborrin e Qeverisë së Kosovës në orën 17:00, por nuk tregohet se çfarë do të flasin.
“Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike znj, Rozeta Hajdari do të mbajnë konferencë për medie. VENDI: Oborri i Qeverisë KOHA: 17:00 “, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Kujtojmë se Oda Ekonomike e Kosovës ka propozuar rihapje të qarkullimit, por edhe të disa bizneseve edhe pse numri i të prekurve me coronavirus ka shkuar në 731, ndërsa 20 persona kanë vdekur.
Ndryshe masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë përfundojnë më 4 maj.