Kurti dhe Ahmeti tregojnë për çka janë pajtuar
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, janë deklaruar për media pas takimit që zhvilluan dhe të cilin e vlerësuan të mirë, ndërsa treguan se janë pajtuar për ta vazhduar bashkëpunimin.
Ahmeti tha se me Kurtin diskutuan për çështjen e fundit në vend.
“Diskutuam rreth zhvillimeve të fundit në vend, në veçanti për COVID-19. Diskutuam për masat dhe ditët në vijim për lehtësimin e masave. E falënderoj z.Kurti për vizitën sot dhe besoj që këto që i diskutuam do të na duhen shumë në të ardhmen”, u shpreh Ahmeti.
Ndërsa Kurti, tha se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me të gjitha komunat, në veçanti kryeqytetin.
“Diskutuam se si mund t’ia dalim nga kjo krizë me sa më pak pasoja ku në njërën anë kemi pakon e rimëkëmbjes. Kurrë nuk mjafton të përsërisim që qytetarët duhet ta mbajmë distancën prej 2 metrave, të mbajnë higjienën. Si qeveri në detyrë bashkëpunojmë me të gjitha komunat dhe në veçanti na bie të bashkëpunojmë me Prishtinën si kryeqytet. Do të mundohem që lehtësimi i masave që jetë sa më efikas”, tha Kurti.