Kurti: Borxhi ynë për familjen Jashari shlyhet vetëm me shtendërtim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në parakalimin e Ushtrisë, në shenjë nderimi për të rënët e familjes Jashari, ka thënë se borxhi i Kosovës ndaj tyre shlyhet vetëm me shtetndërtim.
Kurti ka thënë se 22 vite më parë anëtarët e familjes Jashari nuk kursyen jetën dhe të pa frembur luftuan me agresorin serb.
Kryeministri ka thënë se Kosova tanimë ka një ushtri të fortë dhe të pavarur, transmeton IndeksOnline.
“Është çdoherë kënaqësi të jesh në prani të Ushtrisë së Kosovës e sidomos në këto ditë të Epopesë, që do të ketë çdoherë krye komanadantin, Adem Jasharin.
Sot, 22 vite më parë, po ndodhte kulmimi i një situate të re, po ndodhte diçka e jashtëzakonshme të cilën bota nuk e kishte parë, po ndodhte që një familje e tërë, me vetëdije e të pa trembur që po luftonte me Serbinë.
Na treguane dhe neve dhe botës se kur është liria në pyetje nuk ka ndonjë çmim.
E ndryshuan popoullin sepse e bashkuan ata dhe i vetëdijesuan familjet shqiptare. Gjithçka ndryshoi.
Ne kemi sakrifikuar shumë që të kemi të drejta tona, shtetin tonë, ushtrinë tonë për shkak se kemi një të kaluar të hidhur.
Ne kemi një ushtri të fortë, profesionale që garanton mbrojtjen tonë. Duam anëtarësim në NATO, e do tëq rrisim investimet që të hyjmë në NATO.
Ushtria është nevojë e kohës. Shteti është i të gjithëve ose i asnjërit. Shteti dhe vetëm shteti është sovran. Populli është burimi i vetëm i sovranitit.
Është interesi ynë bashkëpunimi me SHBA-të pasi ne ndajmë aspiratat e përbashkta për lirinë e njeriut. Këtë aleancë nuk do ta prish askush. Por SHBA-të duan një Kosovë të fortë dhe të pavarur.
Borxhi ynë ndaj tyre shlyhet vetëm me shtetndërtim”, ka thënë ai./FaktePlus