Kurti bisedon me zyrtarin e lartë të qeverisë britanike – i flet për presidentin Thaçi
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur shqetësime lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, në një bisedë telefonike me Richard Moore, drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Në një njoftim në Twitter, Kurti ka thënë se me Moore-n ka diskutuar për hapat e ndërmarrë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas mocionit të mosbesimit.
“Ne diskutuam situatën me COVID19 në të dy vendet dhe situatën politike në Kosovë. Unë shpreha shqetësimet e mia lidhur me kushtetutshmërinë e hapave të ndërmarrë nga Presidenti pas mocionit të mosbesimit”, ka thënë Kurti.
Kryeministri në detyrë ka deklaruar se “procesi duhet të jetë transparent dhe në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe nuk duhet të harrojmë se jemi demokraci ku transferimi i pushtetit është i ligjshëm vetëm nëse është legal dhe kushtetues”
Kurti ka falënderuar Moore-n për kontributin e paçmuar të Mbretërisë së Bashkuar, për Kosovën.