Kurti bisedon me profesorin e Cambridge’s për situatën në Kosovë e Ballkan
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me profesorin e Universitetit të Cambridge, Marc Weller. Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se me të kanë diskutuar për situatën në Kosovë, të ardhmen e Evropës e raportet në Ballkan.
Postimi i plotë:
Gjatë vizitës në Londër, parmbrëmë takuam edhe Profesorin e mirënjohur nga Universiteti i Cambridge-it, z. Marc Weller, ekspert i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe i studimeve ndërkombëtare kushtetuese. Në Klubin e Reformistëve ku dikur shkruanin e diskutonin jo vetëm politikanë e kryeministra por edhe shkrimtarë të famshëm prej H. G. Wells te E. M. Forster, biseduam për situatën në Kosovë, raportet në Ballkan dhe të ardhmen e Evropës.