Kurti bën thirrje për vaksinim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për qytetarët që të vaksinohen.
’’ Vaksinat i kemi siguruar. Ato janë të sigurta. Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave, pra Pfizer dhe Astrazeneca. Tani mund të vaksinohen të gjithë qytetarët mbi moshën 18 vjeç dhe mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin’’.
Shefi i ekzekutivit gjithashtu theksoi në një shkrim në Facebook se kur e pranuan detyrën, katër muaj më parë, situatën me pandemisë e gjetën shumë më të rënduar sesa ajo që e lanë më 3 qershor të vitit 2020.
Tutje ai ritheksoi se në ditën e betimit në Kuvend u zotuan se menaxhimi i pandemisë do të jetë prioritet i qeverisë sonë, për të ndalur trendin në rritje të infektimeve dhe vdekjeve si pasojë e COVID-19 dhe për të siguruar sa më shpejtë vaksinat kundër virusit.
”Pas përpjekjeve të përbashkëta, sot në Republikën tonë janë vetëm 126 raste aktive nga 12.808 sosh sa ishin në ditën e parë të punës sonë. Pra, pandemia është vënë nën kontroll dhe situata është përmirësuar dukshëm”, shtoi Kurti.
Gjithashtu ai kujtoi personat që nuk arritën ta mboshtin koronavirusin dhe u shpreh optimist për të ardhmen se bashkë mund të ia dalin.