Kurti bën thirrje për kujdes të shtuar, por pa frikë
Kryeministri kosovar ka bërë thirrje që të mos ketë frikë nga përhapja e koronavirusit.
Albin Kurti përmes një statusi në Facebook ka treguar edhe si duhet mbrojtur nga infektimi potencial, por edhe ka thënë se ata që kanë simptoma t’i shmangen vizitave në spital dhe të telefonojnë në në numrin 038 200 80 800.
“Pa frikë e me kujdes të shtuar! Nëse keni simptoma, mos shkoni në spital! Telefononi në: 038 200 80 800”.
Shifrat e treguara nëpër botë, kryesisht në Kinë, dalin se një përqindje e vogël mund të ketë pasoja të rënda apo fatale. Vlerësohet se rreth 6% e rasteve sëmuren rëndë dhe se Covid-19 është një infeksion i butë për tetë nga 10 njerëzit që e marrin atë./FaktePlus