Kurti: Asnjëherë nuk kam dashur pushtet me çdo kusht
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot se ai nuk dëshiron të jetë në pushtet me çdo kusht, siç ka thënë ai, pa programe dhe koncept.
Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, i nominuari për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se nuk dëshiron t’i bashkëngjitet “pushtetit të kapur”.
“Asnjëherë nuk kam dashur pushtet me çdo kusht, e as pozita me çdo kusht që t’i bashkëngjitja atyre në marrjen e pushtetit”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka shprehur edhe njëherë nevojën për veting në prokurori dhe gjyqësi.