Kurti: Agim Veliut i ka zgjatur 19 vite fakulteti
Ish-kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti i ka reaguar ish-ministrit Agim Veliu që sot deklaroi se LVV-ja ka mungesë të kuadrove
Kurti ka shkruar në Facebook se njerëzit që e njohin mirë Agim Veliun tregojnë që atij i ka zgjatur 19 vite fakulteti deri në diplomim.
Sipas saj, Kurti është treguar tolerant me Agim Veliun.
“Njerëzit që e njohin mirë po thonë që fakulteti i tij ka zgjatë 19 vite deri në diplomim. Definitivisht Kryeministri është tregu shumë tolerant me të”, ka shkruar ajo./FaktePlus