Kurti: 22 vetura do t’u shpërndahen komunave për vizitat në shtëpi për kujdes ndaj nënave dhe fëmijëve
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se 22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare, raporton Express.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka planifikuar dërgimin e këtyre veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale.
“22 vetura të reja do t’u shpërndahen komunave për t’i realizuar e shpeshtuar vizitat mjekësore në shtëpi për kujdesin ndaj nënave dhe fëmijëve deri në moshën 3 vjeçare. Ministria e Shëndetësisë e ka planifikuar dërgimin e veturave për t’u shërbyer nënave e fëmijëve edhe në zonat e thella rurale”, ka shkruar Kurti, derisa ka bashkangjitur edhe një video.