Kurteshi: Ndalimi i kandidatëve për zgjedhje i qëllimshëm
Sami Kurteshi në mbledhjen e KQZ- së ka thënë që ndalimi i kandidatëve për zgjedhje është me qëllime politike.
Anëtari i KQZ- së nga LëvizjaVetëvendoje ka thënë që duhet ta marrë parasysh propozimin e Zyrës për certifikim për lejimin e kandidatëve.
“Unë i bëj ftesë KQZ- së që ta marrë parasysh propozimin e Zyrës për certifikim ta votoj dhe të hap rrugë.”, ka thënë Kurteshi.
Daka ka thënë që certifikimi i kandidatëve është bërë nga gjashtë institucione por ende nuk është e qartë se kujt i lejohen kandidimi e kujt jo.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ia ka ndaluar kandidimin Kurtit dhe 46 kandidatëve tjerë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit./FaktePlus/