Kurteshi e quan presidentin Thaçi ‘monstrum’ me figurë njeriu
Pas konsultimeve që ka bërë me partitë politike në vend, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga kryetari i LVV-së, njëherit kryeministri në detyrë Albin Kurti një emër të ri për ta mandatuar si kandidat për ta formuar Qeverinë e re.
Ndaj kësaj kërkese ka reaguar ashpër, Sami Kurteshi, ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dikur anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ku mes tjerash përmend ‘puçin politik’ .
Sipas Kurteshit, përpjekja e presidentit, siç e quani ai monstrum me figurë njeriu së bashku me Isa Mustafën, të cilin e cilëson shërbëtorë e deputetët e partive të korruptuar tani e 20 vjet përbën një puç politik ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, që qëllimin e vetëm ka heqjen nga terreni politik.
“Ky President monstrum me figurë njeriu, që e ka humbur pushtetin realisht dhe objektivisht në kuptimin legjitimitetit popullor si përfaqësues i ‘unitetit të popullit’, po përpiqet me çdo kusht ta mbajë atë legalisht si ‘kreu i shtetit’, duke krijuar përveç krizës edhe mjegullnajë politike me ndërskamca juridike, tani përmes ‘konsultimit’ zjarrvënës për një qeveri të re të unitetit të faktorit politik. Përpjekja brutale për krijimin e një realiteti të ri paszgjedhor nga pozita pasive ceremoniale e Presidentit, pa legjitimitet të votës popullore por me “legalitetin” e 82-3 votave të vullnetit qytetar të deformuar skajshmërisht nga deputete/ët e partive të korruptuara tani e 20 vjet, përbën një puç politik ndaj legjitimitetit popullor”, ka shkruar Kurteshi.
Mes tjerash, ai kritikoi edhe Isa Mustafën duke e cilësuar shërbëtor e bashkëpunëtor i Hashim Thaçit.
“Kurse koordinimi i vazhdueshëm me Isa Mustafën, një shërbëtor politik me trashëgimi serbo-titiste, që ndryshimet kushtetuese antishqiptare i ka pjesë të biografisë personale tani e katër dekada dhe shërbëtorët e tjerë servilë politikë të korruptuar në prapaskenë, që përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme fillimisht, e mëpastaj përmes rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe përpjekjeve për krijimin e një ‘qeverie të re’ nga një Kuvend pa legjitimitet popullor, po e nxjerrin në dritë synimin kryesor, ndryshimet kushtetuese me 82-3 votat e deligjitimuara, për të nxjerrë nga terreni politik i Kosovës Lëvizjen Vetëvendosje, përbën një puç politik e juridik par excellence ndaj shtetit ligjor dhe legjitimitetit qytetar”, është shprehur ish-deputeti i Vetëvendosjes.
E puçin politik e përmendi edhe Albin Kurti, në ditë kur qeveria e tij u rrëzua me 82 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kryeministri, tanimë në detyrë, Albin Kurti pati ka deklaruar para deputetëve të kuvendit se ka pasur një tentim-puç ndaj qeverisë së tij, me përpjekjen e Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Koronavirusit.
Falemnderit për publikimin MEKULIPRESSKaosi presidencial që po pjell një mi! Tani ka plasur debati rreth “qeverisë…
Julkaissut Sami Kurteshi Torstaina 2. huhtikuuta 2020