Kurrë mos e mbyllni WhatsApp-in në këtë mënyrë
Mbyllja e aplikacioneve në iPhone është diçka që e bëjmë pa menduar.
Por kujdes: një paralajmërim i çuditshëm po shfaqet në celularët e përdoruesve të cilët e klikojnë dy herë butonin kryesor në iPhone dhe rrëshqasin lartë për ta mbyllur WhatsApp-in.
Duke e bërë këtë, ju do t’i humbni njoftimet për mesazhe.
Kjo siç duket është një problem që ka filluar të shfaqet në celularët iPhone me iOS 11. Ky problem prekë çdo pajisje me këtë sistem operativ, duke përfshirë edhe iPhone X.
@WhatsApp When is this going to be resolved! I dont get any notifications once I swipe out WhatsApp from task manager. pic.twitter.com/jbkPIQ6SAe
— Abhishek Jain (@JaInShEk) October 26, 2017