Kurdët bllokojnë trupat amerikane që kaluan prej Sirisë në Irak
Disa kurdë të zemëruar kanë bllokuar trupat amerikane që kaluan prej Sirisë në Irak, si shenjë pakënaqësie ndaj këtij veprimi të marrë nga Uashingtoni zyrtar.
Xhirimet tregojnë se ata bllokuan dhe u gjuajtën me patate teksa kaluan kufirin për t’u vendosur në Irakun Perëndimor.
“Jo Amerika” dhe “Amerika gënjeshtare” ishin disa nga brohorimat e bllokuesve të rrugës.
Kujtojmë që ShBA-ja zhvendosi trupat në Irakun Perëndimor në vazhdën e luftës kundër caqeve të ISIS-it, shkruan Daily Mail, përcjell FaktePlus.
Megjithatë 200-300 trupa pritet të mbesin për t’i mbrojtur zonat e pasura me naftë, nga ISIS-i./FaktePlus