Kur pritet të përfundoj rrethi te Veterniku? – Tregon ministri Abdixhiku!
Rrethi që po ndërtohet tek Veterniku afer qendres tregtare ‘Albi Mall’ është si halë në sy të vozitësve.
Ka disa muaj që ka filluar të ndërtohet, por nuk dihet se kur pritet të përfundoj.
Ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku në një koment në Facebook, ka treguar se kur pritet të përfundoj ndërtimi i rrethit.
Sipas ministrit Abdixhiku, në plane shkruhet që në muajin maj, por ai do të insistoj që të përfundoj më herët dhe të rritet dinamike e punës.
“Sipas planeve që i gjeta këtu, ishte deri ne maj. Mu duk larg shume. Kërkova një dinamike te re. Javën tjetër jam me kontraktorin dhe me zyrtaret ne vendpunim. Duhet të përfundoj më shpejtë!”, ka shkruar ministri.
Kolona dhe tollovi në komunikacion po shkaktohen vazhdimisht të rrethrrotullimi i përkohshëm në Veternik.
Ky rrethrrotullim i cili lidhë magjistralet e Ferizajt dhe Gjilanit vazhdimisht është i ngarkuar. Telashe në komunikacion po shkakton edhe qasja në parkingun e “Albi Mall” si dhe ndalja e autobusëve dhe taksive në po të njëjtin vend. Në këtë pjesë afro gjashtë muaj janë duke u bërë punime për të lehtësuar lëvizjen e automjeteve./Indeksonline/