“Kur ne po përjetonim gjenocidin dhe dhunimin e grave, ju na i rritët shpresat tona për liri..”
17/11/2019, 21:40
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë u zhvillua ndeshja historike mes Kosovës dhe Anglisë. Atmosfera në stadium ashtu si edhe jashtë tij ishte mbresëlënëse.
Në duart e shikuesve nga Kosova pati një sërë pankartash që flasin për mirënjohjen ndaj shtetit të Anglisë.
“Kur ne po përjetonim gjenocidin dhe dhunimin e grave, ju na i rritët shpresat tona për liri. Gjithnjë falënderues, Anglisë!” – shkruhej në një pankartë nga tifozët dardanë.