Kur do të mbahen zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, KQZ në pritje të presidentit
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka njoftuar Zyrën e Presidentit edhe zyrtarisht për dorëheqjen e Goran Rakiqit nga pozita e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut.
Rakiq ka dhënë dorëheqje nga kryetari pasi është emëruar zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Dorëheqja e tij e çon në zgjedhje të reja këtë komunë. Përderisa nga Presidenca nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të mbahen zgjedhjet, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se ky institucion do të përmbushë detyrat e veta kushtetuese dhe ligjore, për të organizuar zgjedhjet, kurdo që i kërkohet.
“Në këtë drejtim, KQZ-ja do të fillojë me punën intensive për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, pasi të shpallen këto zgjedhje. Kështu do të veprojmë edhe pas vazhdimit të procesit zgjedhor në komunën e Podujevës. Kjo është përgjigje sa i takon rolit kushtetues të KQZ-së, ndërkaq lidhur me situatën specifike në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, ne nuk mund të japim një përgjigje për aspektet që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve pasi janë institucionet tjera përkatëse dhe profesionale që e kanë fushë të përgjegjësisë së tyre”, ka thënë Elezi për Reporteri.
Dorëheqjea e Rakiqit: