Kupa e Kosovës, konfirmohet çiftet gjysmëfinaliste
18/02/2020, 12:15
Prishtina, Ballkani, Drenica dhe Feronikeli janë ekipet që kanë siguruar plasmanin në fazën 1/2 të Kupës së Kosovës.
Shorti vuri përballë Prishtinën me Drenicën, ndërsa Ballkani do ndeshet me Feronikelin.
Ndeshjet e para luhen më 8 prill, ndërsa ato të kthimit më 22 prill.