Kujdes – Policia rikthehet me dënime në trafik, për një ditë 653 gjoba
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 25 aksidente trafiku, e prej tyre 8 kanë qenë me të lënduar.
E për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit gjatë ngasjes së automjeteve, Policia e Kosovës është rikthyer me dënime.
Vetëm brenda 24 orëve njësitet patrulluese policore kanë shqiptuar gjithsej 653 gjoba.
Policia bëri të ditur se për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve 22 janë dërguar në ndalim prej 48 orësh deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë./FaktePlus