Kujdes, një mesazh mashtrimi së bashku me një link po përhapet në Messenger
Facebook është shtëpia e shumë mashtrimeve dhe nëse përdorni rregullisht aplikacionin e tij Messenger, atëherë është një mashtrim i ri për të cilin duhet ta dini.
I njohur si mashtrim ‘phishing’, ajo vjen si mesazh ose drejtpërdrejt në profilin tuaj në Facebook ose përmes aplikacionit Messenger, transmeton Telegrafi.
Në të shkruan: “Shiko çfarë gjeta” (në gjuhën angleze) dhe përfshin një emoji si dhe një hiperlink.
Natyrisht, nuk duhet ta klikoni linkun.