Kujdes edhe autostrada krejt borë
Reshjet e pandalshme të borës po shkaktojnë telashe në qarkullimin në gjithë territorin e Kosovës. Gjendja nuk është e mirë dhe qarkullimi është vështirësuar edhe në autostrada.
Qytetarët kanë dërguar fotografi në redaksinë e FaktePlus, me të cilat po tregojnë se gjendja është rënduar edhe në autostradën “Arbër Xhaferi”.
Nga fotografitë shihet se kjo rrugë nuk është pastruar dhe bora tashmë e ka mbuluar.