Kujdes e vërini gishtin kokës, vala e dytë Corona do të vijë!
Me një çmim të lartë ne arritëm ta mbajnë nën kontroll kurbën e infeksionit me Sars-CoV-2. Por nëse tani nuk përpiqemi të gjithë bashkë do ta çojmë dëm suksesin e arritur në luftën kundër COVID-19, mendon Fabian Schmidt.
Shumë vende të botës reaguan ndaj pandemisë Corona me kohë duke marrë masat e izolimit si dhe duke ndjekur me hollësi zinxhirin e infeksionit, si rrjedhojë këto masa patën sukses. Kurba e infeksionit, që në fillim u rrit në mënyrë eksponsenciale, në këto vende mundi të mbahet nën kontroll dhe infeksionet e reja mbetën në nivel të ulët.
Shembull për këtë janë Kina, Koreja e Jugut, Zelanda e Re, por edhe shumë shtete të BE-së. Pas përvojave dramatike të gjashtëmujorit të kaluar pothuajse kudo u arrit, që sistemet e shëndetësisë të mbeten funksionuese dhe ekonomia pavarësisht goditjeve të rënda të rivihet në funksionim.
Por kthimi gradualisht në normalitet në disa vende nuk duhet të na bëjë ne më të shpenguar. Epidemia në mbarë botën ende nuk ka marrë fund. Faktikisht numri i kurbës globale të infeksioneve të reja po rritet sërish në mënyrë eksponenciale. Dita ditës ka më shumë e jo më pak infeksione të reja. Epidemia është tani më e rrezikshme se në ditët e para të saj.
Epidemia po avancon aty ku sistemi i shëndetësisë nuk funksionon mirë
Ajo po avancon kryesisht në ato vende, ku sistemi i shëndetësisë nuk funksionon mirë, kur njerëzit janë më të varfër dhe si rrjedhojë edhe jetojnë në një mjedis më të ngushtë bashkarisht. Epidemia po avancon edhe në ato vende, ku ata që janë përgjegjës venë në plan të parë interesat ekonomike dhe jo ato të qytetarëve të tyre e nuk ndërmarrin masa të rrepta.
Vendet e shkundura prej pandemisë Corona si SHBA, Brazili, India, Rusia, Afrika e Jugut dhe Meksika, duhet të jenë si një paralajmërim për ne. Teksa në këto vende pandemia ndodhet ende në kulmimin e valës së parë, në vendet që e kanë përballuar lehtësisht valën e parë, kërcënon tani një valë e dytë e frikshme. Faktikisht: në shumë shtete të BE-së shifrat e infeksioneve të reja sërish janë në rritje.
Vala e dytë pra do të vijë me siguri. Ajo nuk do të mund të shmanget, por të paktën ajo mund të dobësohet disi. E kjo është e mundur vetëm, nëse njerëzit vazhdojnë të jenë të tërhequr. Kjo do të thotë të heqësh dorë prej të qenit grumbull në shoqëri, prej manisë të shohësh e të të shohin, prej eventeve dhe mbrëmjeve shoqërore.
Më mirë festë në një rreth të ngushtë
Pushimet, aq sa është e mundur mund t’i kalosh edhe në rrethin e ngushtë familjar ose atë shoqëror. Por atij që nuk i zënë këmbët dhe e mendon, se patjetër duhet të gjendet mes mijëra njerëzve të tjerë, kush nuk heq dorë prej alkohoolit dhe drogës e nuk ruan distancë prje të tjerëve vepron në mënyrë të papërgjegjshme dhe dhe jo solidare, shkruan DW.
Shifrat aktuale të ulëta të infeksioneve ne faktikisht i kemi paguar shtrenjtë. Shumë njerëz, ne të gjithë bashkë kemi humbur të afërm e miq. Të tjerë kanë humbur vendin e punës ose u është dashur të mbyllin sipërmarrjen e tyre. Atyre dhe vetes sonë ne u detyrohemi, që të vazhdojmë ta vlerësojmë me seriozitet rrezikun nga virusi Corona. Një zbutje e masave mbrojtëse nuk është një carta bianca për shfrenim.