“Kthetrat” e Angelina Shalës
Angelina Shala emër i shumë përfolur në mediat shqiptare, tashmë i ka hyrë botës së kinematografisë. Shqiptarja që i ngjanë aktores amerikane Angelina Jolie, së shpejti do të shfaqet në serialin e famshëm “Kthetrat”.
Bukuroshja shqiptare këtë here e ka sprovuar vetën edhe në fushën e aktrimit, pasi është bërë pjesë e serialit që vjen me 36 episode.
Siç kuptohet Angelina do të luajë rolin e Vanesës, që thuhet se do të jetë një personazh mjaft intrigues.
Regjisori i këtij seriali është Adem Kicaj. Seriali në fjalë është prodhim i televizionit të parë shqiptarë në Evropë, “Syri Blue”.