Kthehen nga Siria fëmijët e terroristit nga Kaçaniku
Gjatë ditës së djeshme përmes një operacioni të qeverisë shqiptare janë kthyer nga Siria edhe dy fëmijët Abdullah dhe Hatixhe Muhaxheri, të cilët janë fëmijë e terrorisit Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku.
Firma e konsullit të Shqipërisë në Liban “Marc Ghorayeb” në dokumentin e hartuar nga kurdët në Siri, lejoi që oficerët e policisë shqiptare të hynin në kampin e Al Holit.
Të pesë fëmijët shqiptarët nën masa të forta sigurie udhëtuan drejt kufirit siriano-libaneze të Masnas, dhe më pas për t’u ndalur në Damask. U zgjodh Damasku pasi Turqia nuk i njeh autoritetet kurde në Siri.
Pas shumë përpjekjesh intensive, 5 fëmijë arritën të shpëtonin nga kampet e ferrit në Roi të Sirisë, ku disa ishin edhe palgosur. Në mesin e tyre janë edhe Avdullahu dhe Hatixheja.
Por kush ishte terroristi Lavdrim Muhaxheri?
Muhaxheri ishte udhëheqës kosovarë i organizatës terroriste ISIS dhe rekrutues i xhihadistëve shqiptarë që po luftojnë në Siri dhe Irak. i ishte ushtarë i KFOR-it dhe NATO-s, por u bë ekstremistë dhe shkoi në Siri në fund të vitit 2012. Ai ishte shfaqur në shumë video për t’i thirrur shqiptarët që t’i bashkohen xhihadit.
Departamenti Amerikanë i Shtetit e emërtoi Lavdrimin si terrorist botëror. Ai ka qenë ushtarë i KFOR-it në kampin “Kampi Bondsteel” në Ferizaj deri më 2010, ku u promovua në kampin e trajnimit të NATO-s në Afganistan.
Në fund të vitit 2012, ai u bashkua me një shoqatë ekstremiste, së pari me një organizatë të quajtur “Parimi”, ku pasta u themelua organizata rinore ekstremiste, ku ai u emërua udhëheqës ushtarak. Organizata u formua brenda Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).
Lavdrim Muhaxheri shkoi në Siri në fund të vitit 2012. Ai i’u bashkua Luftës civile në Siri si muxhahidin dhe u bë udhëheqës i njësisë së muxhahidinëve shqiptarë, duke u lidhur te Jabhat al-Nusra. Më 2013, ai u kthye në Kosovë dhe morri pjesë në festivalin e Ramazanit 2013 si pjesë e BIK-ut në Kaçanik, siç dëshmohet prej fotografive.
Pastaj u kthye në Siri dhe u bë udhëheqës i ISIS-it i ushtarëve shqiptarë. 500 shqiptarë prej Ballkanit Perëndimore luftojnë për ISIS-in, prej të cilëve 232 janë nga Kosova.
Në tetor 2013, Muhaxheri bëri një video ku bëri thirrje shqiptarëve për t’iu bashkuar luftës. Në video ishte parë së bashku me disa shqiptarë tjerë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, duke lëvizur shpatën dhe duke prishur pasaportat e tyre. Më 15 gusht 2014, Interpoli morri një urdhri ndërkombëtar nga autoritetet kosovare.
Policia e Kosovës dhe familja e tij ka thënë se më 8 qershor 2017, Muhaxheri u vra në Lindjen e Mesme. Sipas disa mediave lokale, Muhaxherri u vra gjatë sulmeve ajrore amerikane