Kryetarit të Rahovecit i vdes një person i afërt
Kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i ka vdekur një familjar, respektivisht vajza e axhës, e cila është edhe motra e dëshmorit të atdheut, Safet Latifi.
Këtë e ka konfirmuar vetë Latifi në rrjetin social Facebook, ku edhe dha lajmin për vdekjen e vajzës së axhës.
“Sot, në moshën e hershme, pas një sëmundje të rëndë, u nda nga ne fizikisht vajza e axhës Latif, Serbeze Latifi Krasniqi, njëherit motra e dëshmorit të atdheut, Safet Latifi. Serbezja u nda nga ne fizikisht por kujtimi dhe vepra që la pas do të na mbajë të lidhur gjithmonë, ngase ishte shoqe e mirë e fëmijërisë, bijë e motër e dashur, grua dhe nënë e përkushtuar”, ka shkruar Latifi.
Ai tha se kujtimin për Serbezen do ta ruajnë gjithmonë, ndërsa u shprehu ngushëllime familjes, bashkëshortit e fëmijëve për këtë humbje jo të vogël.