Kryetarit i Federatës Gjermane të Futbollit jep dorëheqje, tërhiqet edhe nga UEFA dhe FIFA
Ditë më parë, Reinhard Grindel ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Federatës Gjermane të Futbollit.
Ky largim erdhi pasi 57 vjeçari u akuzua nga mediat se kishte pranuar një orë dhuratë nga një biznesmen ukrainas, shkruan Indeksonline.
Sot ai ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje edhe nga posti i nënkryetarit të UEFA-s dhe nga këshilli i FIFA-s.
Pas dorëheqjes së tij si një shef i “DFB”, Grindel ende kishte shpresuar të mbante pozitat e tij ndërkombëtare.
Nga pikëpamja ligjore, kjo nuk do të kishte qenë problem, pasi ai ishte zgjedhur në zyrë si person dhe jo si përfaqësues i DFB-së. Ai zgjodhi të mos i mbaj këto pozita duke dhënë dorëheqje morale, raporton IndeksOnline
“Unë kam deklaruar dorëheqjen time si nënkryetar i UEFA dhe anëtar i Këshillit të FIFA, në një letër drejtuar presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin sot“, ka njoftuar Grindel. /FaktePlus