Kryetari i Parlamentit në Iran del pozitiv me Covid-19
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larijani, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Ky lajm është bërë i ditur në uebfaqen zyrtare të Parlamentit ku thuhet se kryeparlamentari iranian është duke u trajtuar në karantinë.
Larijani është zyrtari më i lartë në qeverinë e Iranit që është infektuar me koronavirus.