Kryetari i OVL së UCK-së: Gashi është vazhdimësi e një strukture të organizuar nga serbët
Gucati, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Gashi me deklarimet e tij ka goditur shtetin e Kosovës dhe ka njollosur rëndë Ushtrinë Clirimtare të Kosovës.
Sipas tij, Shkëlzen Gashi është vazhdimësi e një strukture mirë të organizuar dhe mirë të financuar nga serbët, ruset e shtetet pro ruse e serbe.
“Në emrin tim përsonal dhe të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së të cilën e drejtoj i bëj thirrje organeve të drejtësisë të merren urgjentisht më rastin e Shkëlzen Gashit i cili e ka akuzuar strukturën e UÇK-së për më shumë se 1000 vrasje. Apeloj që ky rast mos të heshtet sepse jemi lodhur që 20 vite duke na quajtur kriminel, bashkpuntorët, kolaboracionistat e argatët e Serbisë. Këtë radhë kërkojmë nga gjykatat e Kosovës dhe ato ndërkombëtare (në këtë rast Gjykata Speciale) që Shkëlzen Gashi ti ofroj dëshmitë e tij për atë shka ka deklaruar publikisht për strukturat e UÇK-së”, ka shkruar Gucati.