Kryetari i Kuvendit priti mysafirë special (Foto)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur mysafirë special në prag të shënimit të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Veseli ka thënë se Kuvendi është zbukuruar me zërat dhe buzëqeshjen e fëmijëve të cilët vizituan institucionin që ai drejton.
“Në prag të 11-vjetorit të Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës u zbukurua me zërat dhe buzëqeshjet e fëmijëve. Një kujtim i bukur për ta, që nesër do ta trashëgojnë shtetin e Kosovës”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook. /FaktePlus