Kryetari i Komunës tregon për situatën me Covid-19 në Viti
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka treguar se si është situata në këtë qytet pas shfaqjes së shtatë rasteve me Covid-19.
Ai pas takimit me kryetarët e komunave të lindjes të inicuar nga Kryetari i Komunë së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se atje nuk është rritur numri i të prekurve me koronavirus.
“Në gjithë sektorin e lindjes gjendja është nën kontroll edhe në Viti e kemi një situatë të izoluar mund të themi”.
“Deri tani ka mbetur në shtatë numr i të infektuarëve”, ka thënë Haliti.