Kryetari i Komunës së Obiliqit jep detaje për gjendjen e të infektuares me koronavirus
Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi ka shkruar në Facebook se gjendja e qytetares së kësaj komune, e cila doli të jetë e infektuar me koronavirus është e mirë.
Ai gjithashtu ka thënë se pacientja po trajtohet në shtëpi dhe se ekipet mjekësore po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm për ta përcjell gjendjen e saj.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Gjatë ditës së djeshme, IKSHPK-ja konfirmoj se një qytetar i Komunës së Obiliqit i cili po qëndronte në Londër është ndaluar në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari“ dhe rezultatet laboratorike për COVID-19 kishin rezultuar pozitive dhe në mesnatë me leje nga Klinika Infektive pacientet janë lejuar që të vetizolohen në shtëpi.
Ekipet mjekësore të QKMF-së dhe drejtori i QKMF-së Haki Jashari, po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshem me pacientet në fjalë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile, po ashtu edhe nga Statcioni Policor në Obiliq nga të dhenat e fundit kanë vlerësuar se gjendja është e qetë, është fat i mirë që të dy pacientet e infektuar janë absolvent të fakultetit të Mjekësisë, andaj edhe ata po kontribojnë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi duke u vetizoluar dhe qëndruar në shtëpi.
Ne, si shtab emergjent lokal, jemi në gjendje gatishmerie t’iu ofrojmë çdo lloj ndihme pacientëve të infektuar dhe urojmë që gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet sa më shpejtë!
Bashkëqytetarë të mi,
Ju falenderoj për bashkëpunimin tuaj në respekimin e gjitha masave të ndërmarrur deri me tani, ju lus që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi dhe të kujdesini për shëndetin tuaj!
Unë e di, që të bashkuar do ta tejkalojmë edhe këtë sfide!/FaktePlus