Kryetari i Gjilanit i del në ndihmë të riut që shkoi në Turqi për t’u shëruar
Lajmin e bëri të ditur Hyseni nëpërmjet një postimi në Facebook.
I pari i Gjilanit gjithashtu bëri thirrje që të ndihmohet Drinor Gashi, teksa e ka shënuar edhe numrin e xhirollogarisë që e ka publikuar familja Gashi.
Postimi i tij i plotë:
Me të marrë lajmin për rastin e të riut nga Qyteti i Gjilanit, Drinor Gashi, i cili pas një sëmundje të rëndë u detyrua që për shërim të udhëtojë në shtetin e Turqisë. Kemi kontaktuar menjëherë organet kompetente në Komunën e Gjilanit, për të realizuar transferin maksimal të lejuar me ligj nga Zyra e Kryetarit.
Bëjmë thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë Drinorin. Më poshtë po e shënojmë edhe numrin e xhirollogarisë bankare të cilën e kanë publikuar familja Gashi.
BKT: 1920004242031191
IBAN: XK05 1920004242031191
SWIFT : NCBACKPR