Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje, në rend dite një ‘kallaballëk’ pikash
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e saj të radhës.
Në rendin e ditës do të jenë një varg pikash që do të diskutohen, përfshirë këtu edhe seanca plenare e cila ishte paraparë të mbahej më 24 maj, por që ishte shtyrë.
Po ashtu, aty do të diskutohet edhe për seancat e Jashtëzakonshme të datës 11, 14, 16 dhe 24 tetor, e gjithashtu do të diskutohet edhe për mbajtjen e seancës së radhës plenare.
Mbledhja pritet të fillojë nga ora 11:00.