Kryeshefi i KEDS-it dhe Ambasadori Minzhoxi bisedojnë për projektet e reja të energjisë elektrike
Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, Alper Erbaş, është pritur në një takim bashkëpunimi me Ambasadorin Minxhozi.
Në këtë takim vlerësuan fushatën energjetike të KEDS-it dhe diskutuan për projekte konkrete të përbashkëta.
“Ambasadori Minxhozi priti në takim z. Alper Erbaş, Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike sh.a. (KEDS).
Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin aktual shumë të mirë në fushën energjetike, si dhe diskutuan për projekte konkrete të përbashkëta në funksion të thellimit dhe zgjerimit të tij.”, ka shkruar KEDS ne Facebook.
Ndërkohë, KEDS ka njoftuar për dizajnin e ri të uebfaqes zyrtare në të cilën merrni të gjitha informatat e nevojshme rreth energjisë elektrike në versionin ueb dhe mobile.