Kryeqyteti i vetëm që nuk ka asnjë të pastrehë
Numri i njerëzve që flenë në rrugë në Britani të Madhe është shumëfishuar që nga viti 2010. Por në kryeqytetin e Finlandës në Helsinki, fjetja në rrugë pothuajse është çrrënjosur falë një skeme novatore. Çfarë mund të mësojnë qytetet në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vendet e tjera të botës nga finlandezët?
Duke dalë nga stacioni hekurudhor madhështor i Helsinkit në një mbrëmje të hidhur të ftohtë, nuk do të duhet shumë kohë para se të vëreni diçka të pazakontë. Nuk mund të shihni njerëz duke fjetur në trotuare apo duke lypur.
“Në fëmijërinë time më kujtohet se kishte qindra apo mijëra njerëz që flinin në parqe dhe rrugë”, thotë nënkryetari i Helsinkit Sanna Vesikansa.
“Ishte e dukshme, por këtë problem nuk e kemi më. Në Helsinki nuk ekziston asnjë njeri i pastrehë”.
Numri i të pastrehëve në këtë qytet është shumë zero. Helsinki, kryeqyteti i Finlandës është një prej vendeve me mirëqenien më të mirë në Evropë, ku sipas disa statistikave që ka publikuar BBC,
Numri i të pastrehëve është shumëfishuar që prej vitit 2010 shkruan BBC. Mirëpo qeveria finlandeze i ka marrë masat dhe të pastrehët kanë qenë në qendër të politikave sociale gjatë 30 viteve të fundit.
Në vitin 1987, atje kishte më shumë se 18,000 njerëz të pastrehë. Ndërsa shifrat e 2017, tregojnë se ishin rreth 6,600 njerëz të klasifikuar si pa shtëpi./FaktePlus