Kryeqyteti ende pa WC publike, qytetarët shfrytëzojnë qoshet e ndërtesave
Vendosen përkohësisht gjatë të njëjtës periudhë të vitit.
Me largimin e dekorimeve e bashkë me to edhe shtëpizat që vendosen gjatë fundvitit do të largohen edhe këto WC të cilat i kanë shërbyer qytetarëve për të kryer nevojat e tyre gjatë periudhës festive të fundvitit.
Ndërsa kryeqyteti po vazhdon të përballet me mungesën e WC-ve publike.
E si pasoj e kësaj një qytetarë në pranverën e vitit të kaluar shfrytëzoi hapësirat e komunës për të kryer nevojat e tij.
Madje qytetarët po shfrytëzojnë për të njëjtën arsy po shfrytëzojnë edhe qoshet e ndërtesave.
E sic duket me mungesë të WC-ve publike po përballet edhe kryeqyteti Shqipëtarë, kështu thotë një qytetarë i cili kishte ardhur nga Tirana.
Ndërsa si një nga qytetet më të frekuentuar nga turistët, kryeqyteti ka nëvojë të pashmangshme për WC publike thonë qytetarët.
Edhe pse vendosja e WC-ve publike ka qenë njëri nga premtimet e kryetarit nga INPO thonë se mungesa e tyre është një fatkeqësi që po neglizhohet nga organet kompetente.
“Është e vërtetë që kryetari Shpend Ahmeti ka premtuar gjatë fushatave zgjedhore, e kjo nuk është një angazhim i madh financiar për vendosjen e tyre.
Është një fatkeqësi dhe një dështim jo vetëm i kryetarit te tanishëm por edhe udhëheqësve të tjerë paraprak që nuk kanë qenë të gatshëm t’i vendosin këto ËC jo vetëm pse është kryeqytet, por nevoja e tyre sidomos në qendrat e frekuentuara, dhe kjo është një fatkeqësi për vendin. Sa i përket mungesës së WC-ve publike, kjo nuk i mundon shumë qytetarët residente të kryeqytetit por ata të qyteteve të tjera apo edhe turistët që vijnë në vizitë në Prishtinë, ndërsa qytetarët resident pasi që nuk kanë probleme me këtë, adresojnë edhe më pak ankesa për një problematik të tillë, e kjo i bënë edhe më neglizhent organet kompetente dhe ekzekutivin për implementimin e këtij projekti”.
Ndërsa FaktePlus ka tentuar të kontaktoj edhe zyrtarë të Komunës së Prishtinës, por ata kanë qenë të paqasshëm dhe jo të gatshëm të përgjigjen lidhur me këtë qështje.
Dimë se kryeqyteti posedon disa nga WC të cilat janë në shfrytëzim të qytetarëve në lokacionet e njohura si “Stacioni” tek “Nënkalimi” dhe “ brenda objektit të “Boro Ramizit” por për shfrytëzimin e tyre qytetarët detyrohen të paguajnë taksa të cilat edhe sipas organizatës joqeveritare INPO janë të papranueshme dhe papërballueshme nga qytetarët.
Ndryshe, ish qeverisja e kaluar e Prishtinës që është drejtuarnga kryeministri aktual, Isa Mustafa, ka pasur një projekt për ndërtimin e një WC-e publike në sheshin “Zahir Pajaziti”, në periudhën kur po ndërtohej sheshi “Nënë Tereza”. Mirëpo kjo çështje u politizua, ndërsa përveç një peticioni të banorëve të lagjes, kundër komunës ishte deklaruar edhe Ministra e Ambientit.
Gjithashtu edhe një projekt tjetër që një tualet publik të ndërtohet afër qeverisë, po ashtu ishte kundërshtuar edhe nga partitë e atëhershme politike që ishin në opozitë, por edhe nga banorët.
Pavarësisht kësaj, Prishtina vazhdon të mbetet pa tualet publik, dhe qytetarët në nevojë, duhet të “shtrëngohet” pas ndonjë kontejneri ose eventualisht në parkun e qytetit.