Kryeparlamentari në Washington, takime në Shtëpinë e Bardhë
Kryeparlamentari Kadri Veseli vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me ç’rast sot do të qëndrojë edhe në Washington ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë amerikan.
Veseli pritet të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.
Vizitën e tij në SHBA ai e ka nisur duke qëndruar në Iowa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombëtare të Iowa-s nga të cilët ka marrë përkrahje për ushtrinë.
Ai ka qëndruar edhe në New York ku ka zhvilluar takime me komunitetin shqiptar.
Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind dhe në prag të votimit në Kuvend të Kosovës për Ushtrinë e Kosovës.