Kryeministri në largim, emëron Lulëzim Rafunën ministër në detyrë të financave
Edhe pse është pothuajse në largim, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk është duke u ndalur së punuari.
E së fundi ai ka bërë edhe një emërim të një ministri të ri.
Pas dorëheqjes të Bedri Hamzës nga posti i Ministri në detyre të Financave, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vendosur që këtë post të mos e lë bosh.
Në vend të Hamzës, ai ka emëruar si Ministër të Financave,Lulëzim Rafunen.
Kështu bëhet e ditur në vendimin i cili është marrë në mbledhjen që qeveri ka mbajtur gjatë ditës së sotme, raporton gazetainfokus
Lulëzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltari të ish-ministri Bedri Hamza.
Kujtojmë që Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje në momentin që është betuar për ta marrë pozitën e deputetit të Kuvendit të Kosovës.