Kryeministri Kurti nesër udhëton në SHBA
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nesër pritet të udhëtojë për në SHBA me rastin e varrimit të ish sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.
Udhëtimin e tij e konfirmoi edhe Ndihmës Sekretarja Amerikane për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, gjatë konferencës që mbajtën sot pas takimit të zhvilluar me Kurtin.
“Dëshiroj të falënderoj Kurtin që do të udhëtojë nesër në SHBA për të nderuar ish-Sekretaren Madline Albright”, tha Donfried.
Përveç Kurtit, në varrimin e ish-sekretares Albright, pritet të marrë pjesë edhe presidentja e shtetit Vjosa Osmani, dhe ish presidentja Atifete Jahjaga.