Kryeministri i Indisë bllokohet në trafik, gabimi cilësohet lëshim i madh
Kryeministri i Indisë bllokohet në trafik, gabimi cilësohet lëshim i madh
Kryeministri i Indisë, Marendra Modi, është bllokuar për më shumë se 20 minuta nga protestuesit në Punjab. Ky rast po cilësohen si lëshim serioz për sigurinë e kryeministrit.
Modi ishte rrugës për te një qendër memorialë në rajonin verior, kur rruga u bllokua nga fermerët që po protestonin, shkruan BBC, përcjell Gazeta Express.
Ata ishin duke e kërkuar dorëheqjen e një ministri, djali i të cilit është akuzuar për vdekjen e disa fermerëve.
“Ky ishte gabim i madh për sigurinë e kryeministrit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë Federale të Punëve të Brendshme.
Modi gjithashtu kishte në plan që t’i adresohej një turme në qytetin Ferozepur, para zgjedhjeve shtetërore.
Ministra e Brendshme tha se kolona e veturave të kryeministrit u kthye në aeroport për shkak të gabimit në aspektin e sigurisë së shefit të qeverisë.