Kryeministri i Bullgarisë uron Kurtin për Ditën e Pavarësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë sot një urim nga kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boiko Borisov, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Borisovi ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për ndërtimin e Kosovës si një shtet modern dhe demokratik, për perspektivën e saj evropiane.
Në urim thuhet:
“I nderuari z. kryeministër. Pranoni përgëzimet e mia më të përzemërta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt.
Gjatë viteve, bashkërisht kemi ndërtuar një bazë stabile për zhvillim edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kosovës dhe midis dy popujve tanë në frymën e miqësisë dhe partneritetit.
Po besoj që e ndajmë mirëkuptimin e përbashkët për rëndësinë të cilën e kanë në rajon vlerat evropiane dhe evroatlantike dhe që në të ardhmen do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për afirmimin e tyre.
Përfitoj nga rasti që të shpreh edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Bullgarisë për ndërtimin e Republikës së Kosovës si një shtet moderne dhe demokratik, për perspektivën e saj evropiane, si edhe për integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Me urime për shëndet dhe suksese në veprimtarinë tuaj me përgjegjësi të lartë”, thuhet në urimin e kryeministrit të Bullgarisë Borisov, dërguar kryeministrit Kurti./FaktePlus