Kryeministri Hoti takohet me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun
Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Takimi ka qenë i mbyllur për medie.
Lajçak është takuar fillimisht me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Në fillim të muajit prill të këtij viti, Miroslav Lajçak u emëruar si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.