Kryeministri armen thotë se kanë shpenzuar shumë në luftimet me Azerbejxhanin
Zyrtarët e shtetit armen sot kanë deklaruar se do t’i përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për t’i mbrojtur banorët e tyre, nga sulmet e Azerbejxhanit, të cilët kanë thënë se se po fitojnë territor në luftimet e zonës Nago-Karabakut.
Duke injoruar një tentim të Francës për ndërmjetësim, palët armiqësore kanë sulmuar njëra-tjetrën me raketa edhe gjatë ditë së shtatë të luftimeve. Numri i viktimave në konfliktin tashmë disa dekada të vjetër, ka shkuar në 230, që nga koha kur një pjesë armene, në zonën Nago-Karabakut, është shkëputur nga Azerbejxhanit në vitin 1990.
Të dyja palët thonë se i kanë shkatërruar njëra-tjetrës qindra tanke. Pala azere ka përgëzuar ushtarakët e tij ndërsa ka thënë se tashmë kanë “pushtuar” një fshat të Karabakut, shkruan Reuters.
Zyrtari i Mbrojtjes së Armenisë, Artsrun Hovhannisyan ka deklaruar se situata është duke ndryshuar shumë shpejt.
“Në një luftë kaq të madhe, ndryshimet e tilla janë të natyrshme. Ne mund të marrim një pozicion, pastaj ta lëmë atë pas një ore”, ka deklaruar ai para mediave. Kryeministri armen, Nikol Pashinyan u ka thënë vendasve se në tërë frontin janë duke u zhvilluar luftime të forta.
“Deri tani, ne kemi humbur një pjesë të konsiderueshme të njerëzve, si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë civil. Sasi të mëdha të pajisjeve ushtarake janë jashtë përdorimit mirë kundërshtari ynë akoma nuk ka arritur të gjej ndonjë zgjidhje lidhur më këtë çështje”, ka deklaruar ai.