Kryediplomati gjerman: Koronavirusi do të dominojë presidencën gjermane të BE-së
Berlini është zotuar për një përgjigje të fortë ndaj urgjencës shëndetësore në një kohë kur vendi merr përsipër presidencën e radhës të BE në korrik.
Ministri i Jashtëm Heiko Maas bëri thirrje gjithashtu për forcimin e OBSH dhe vaksinat kundër CoVid-19.
Gjermania ka premtuar një udhëheqje të fortë për të ndihmuar vendet e BE për të kapërcyer pandeminë koronavirus kur të marr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 korrik.
Në një editorial për gazetën gjermane, Ëelt am Sonntag, Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha se vendi do të marrë ‘ një presidencë të koronës’ me qëllim që të tejkalojmë koronavirusin dhe pasojat e tij”.
Presidenca është përgjegjëse për funksionimin e dhomës së sipërme legjislative të BE-së. Pozita, e mbajtur aktualisht nga Kroacia, rrotullohet midis vendeve anëtare çdo gjashtë muaj dhe ndihmon në përcaktimin e axhendës së bllokut.
Kur Gjermania të marrë përsipër presidencën, Maas tha se një nga detyrat e para do të ishte që “të heqë gradualisht kufizimet e udhëtimit dhe tregut të brendshëm në një mënyrë shtesë dhe të koordinuar”.
Ai shtoi se nuk ka “ende asnjë vaksinë, asnjë ilaç – për Covid-19”, dhe se “solidariteti” në vend të “fajësimit të ndërsjellë” ishte jetik për të mposhtur virusin.
“Nuk është pyetja se cili” sistem “është më i mirë, por më tepër për të fituar së bashku luftën kundër virusit.” tha Maas.